Dj Protone i vetmi Shqiptar i njohur për publikun ballkanas dhe më gjërë I cili njihet me stilin e ti unik të muzikës elektronike do të merrë pjesë në festivalin “Festival wonderlande” në Beograd
Dj Protone me prejardhje nga Lugina e Preshevës, thekson për medie se kjo është hera e parë që marrë pjesë në një festival kaq të madh se si është “Festival wonderlande” në Beograd i cili mbahet nga data 21qershor 2014 deri më 23 qershor.
“ Në këtë festival takohen të gjithë dj evropianë të cilët janë si JoeySuki , Arisen Flame, Omnia, Jorn Van Deynhoven, Ibranovski Music, Futuristic Polar Bears,Beltek, Erik Iker, Ikerya Project” thekson Dj Protone me prejardhje nga Bujanoci
Dj Protone bënë të ditur se patur oferta nëpër klube në Kosovë dhe Maqedoni por të gjitha këto i ka refuzuar ato për të mos e lënë anash përgaditjet e projekitit për të performuar në Festivalin “wonderland” që numri i kërkesave të biletave që numri biletave ka kaluar mbi 4000 persona të cilen do të janë pjesmarrës edhe shtetet tjera të ballkanit si Greqia,Turqia, Kosova,Shqiperia etj. Biletat mund ti gjeni në çdo agjensi në Serbi.
Dj Protone njëherit dhe producent i muzikes elektronike, konsiderohet të jetë i vetmi shqiptar i cili merr pjesë në publikun e Serbisë në Beograd.
Ndërkaq “Festival wonderlande” mund ta ndiqni live nëpërmjet kanalit “Prva’ të Serbisë ./Lugina Press/







