Home Aktuale Wolfgang Petritsch, edhe Lugina e Preshevës mund të votoj në zgjedhjet e...

Wolfgang Petritsch, edhe Lugina e Preshevës mund të votoj në zgjedhjet e Kosovës

551
0
SHARE

“Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që ka të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet edhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithsesi kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesëmarrja e tyre nuk është ilegale nëse ata posedojnë pasaporta kosovare apo dy nënshtetësi”, ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petritsch.

Wolfgang Petritsch, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve presheva jonë, nga zgjedhjet e nesërme në Kosovë pret që ky proces të zhvillohet në baza demokratike dhe paqësore me standarde demokratike.

“Ftojë serbët e Kosovës të dalin në këto zgjedhje, sepse ata me ketë pjesëmarrje dëshmojnë se nuk janë te interesuar të izolohen , por të integrohen ne institucionet demokratike të Kosovës dh evropiane aty ku është edhe perspektiva e tyre“, tha ambasadori austriak.//Luginapress//