Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq ka kërkuar nga serbët që jetojnë në Kosovë që mos t’i shesin pronat e tyre por të jetojnë në Kosovë, pasi që Qeveria serbe do të investojë në shëndetësi, arsim dhe në të gjitha fushat.
Ai ka përfunduar vizitën në komunën e Shtërpcës, ku është takuar me përfaqësuesit lokal dhe me qytetarë serbë, para ndërtesës së komunës.






