Home LAJME Gjykata kundër Erdoganit

Gjykata kundër Erdoganit

722
0
SHARE

Gjykata e Ankarasë urdhëroi sot heqjen e vendimit të shumëpërfolur të qeverisë turke, që bllokon rrjetin social “Twitter” në vend.

“Autoriteti Turk i Telekomunikacionit (TIB) bllokoi të enjten rrjetin social ‘Twitter’, që kryeministri Recep Tayyip Erdogan e akuzon se përhap akuzat për korrupsion, që prekin regjimin e tij në prag të zgjedhjeve vendore të 30 marsit”, -raportojnë mediat turke.

Para pak kohësh në rrjetin social “Twitter” disa përdorues kishin postuar dokumente, ku tregoheshin fakte për korrupsionin e kryeministrit, Erdogan, por ky i fundit i mohoi akuza të tilla dhe urdhëroi mbylljen e Twitter-it.

Në Turqi ka rreth 10 milionë përdorues të Twitter-it. Në vitin 2010 vendi ndaloi YouTube-in, dy vjet pas bllokimit të hyrjes në faqen zyrtare, për shkak të videove që dukeshin se fyenin themeluesin e vendit, Mustafa Kemal Ataturk.