Home Aktuale Vuçiq: Do t’i normalizojmë raportet me Kosovën

Vuçiq: Do t’i normalizojmë raportet me Kosovën

594
0
SHARE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se “Beogradi është i përkushtuar që t’i normalizojë raportet me Prishtinën”, por ka shtuar se “njohja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi e negociatave në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel”.
“Iu kemi përkushtuar zotimeve që i kemi dhënë në lidhje me Prishtinën”, ka thënë Vucic në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane “Die Welt”, duke shtuar se zotimet e dhëna Brukselit nuk kanë qenë të lehta që t’i komunikohen politikisht popullit serb, transmeton koha.net.

Kryeministri ka thënë se në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, ai është përballur “me zemërimin e serbëve në Kosovë”.

“I lejova të më ofendonin për kompromiset e bëra nga qeveria e Serbisë”, ka thënë ai.

“Natyrisht se ka probleme dhe vonesa në zbatimin e marrëveshjes. Por ne u qëndrojmë prapa fjalëve tona, dhe askush nuk mund të thotë se ato kanë qenë premtime boshe”, ka thënë Vucic, transmeton koha.net.

Zbatimi i një marrëveshjeje të tillë, sipas kryeministrit serb, kërkon kohë, veçanërisht pasi që ajo duhet të realizohet në një ambient politikisht eksploziv.

Vucic ka shtuar se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit po realizohet hap pas hapi, duke shtuar se nuk ka pasur dhunë në Kosovë kohëve të fundit dhe se retorika politike nga të dyja palët ka qenë dukshëm më pak agresive, sesa para disa muajsh, gjë e cila duhet parë si sukses.

 

LEAVE A REPLY