Home Aktuale Vlerësohet bashkëpunimi i KFOR-it me FAS-in e Serbisë

Vlerësohet bashkëpunimi i KFOR-it me FAS-in e Serbisë

887
0
SHARE

Është vlerësuar lartë bashkëpunimi i KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS). Ky vlerësim është bërë gjatë një takimi që sot ka pasur Komandanti i KFOR-it Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS), Gjeneral Ljubisha Dikoviq në Nish të Serbisë.

Ky takim, që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se gjeneralmajor Figlioulio, thuhet të ketë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë me Gjeneralin Dikoviq, duke iu referuar ndërmarrjeve ushtarake në veçanti, ku bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe FAS-it është shumë i rëndësishëm.

Komandanti i KFOR-it, thuhet ta ketë përmendur përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe ka nënvizuar që këto të arritura janë bërë duke i falënderuar përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe FAS-it.

Ai gjithashtu konfirmoi përpjekjet e vazhdueshme të paanshme të misionit të NATO-së në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të sigurojë lëvizjen e lirë, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të ndihmuar dhe mbështetur progresin, demokracinë dhe modernizimin e Kosovës.

Ky takim në Nish vjen pas takimeve në Tiranë dhe Shkup, të mbajtur gjatë muajve të kaluar. Është pjesë e planit të takimeve të bisedave të nivelit të lartë të kryera në pajtueshmëri me Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTU), të njohur si Traktati i Kumanovës.

Në këtë kuptim, Komandanti i KFOR-it kohë pas kohe takon Shefat e Mbrojtjes të shteteve që kufizohen me Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it, thuhet në njoftim.