Home Aktuale Vetëvendosje do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë!

Vetëvendosje do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë!

1032
0
SHARE

Burime të gazetës Bota press brenda koalicionit LDK-AAK-Nisma bëjnë të ditur se Blloku tashmë është pajtuar që një përfaqësues i Vetëvendosjes të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Të premten më 12 shtator do të jenë bashkë katër parti politike shqiptare, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.

Këto katër parti politike përbëjnë 63 deputetë të shumicës shqiptare, kështu që kandidati i LAN-it, Isa Mustafa, pritet të marrë shumicën absolute të votave për kryetar të Kuvendit.

Kështu janë pajtuar në parim të katër partitë politike LDK AAK Nisma e Vetëvendosje.

Një marrëveshje me shkrim e cila është duke u hartuar nga grupi i ekspertëve të partive politike, Kujtim Shala nga LDK, Avni Arifi nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma dhe Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje është paraparë që pjesë e delegacionit në bisedime me Serbinë do të jetë edhe
një përfaqësues i Vetëvendosjes.

Kështu bëjnë të ditur birimet e gazetës Bota press brenda Bllokut LAN.

“Varësisht sipas nivelit të bisedimeve do të caktohet edhe përbërja e delegacionit të bisedimeve me Serbinë. Kur takohen kryeministrat natyrisht se do të jetë kryeministri Haradinaj ai që do t’u prijë bisedimeve, ndërkaq takimet e niveleve të tjera do t’i udhëheq përfaqësuesi i Vetëvendosjes. Por edhe gjatë takimeve në nivel kryeministrash, përfaqësuesi i Vetëvendosjes do të jetë pjesë e këtyre takimeve. Kështu jemi marrë vesh dhe kjo gjë do të përfshihet në marrëveshjen që pritet të
nënshkruhet të mërkurën ose së paku para datës 12 shtator”, ka bërë të ky burim. /botapress/