Sot gjatë ditës, një aeroplan Airbus A320 i kompanisë Germanwings është rrëzuar në Alpet franceze, në rajonin e Digne-les-Bains.
Në këtë aksident tragjik humbën jetën të 148 personat që ishin duke fluturuar në relacionin Barcelonë – Dusseldorf.
Me këtë rast, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur keqardhjen e thellë të tij si dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të të vdekurve në aksidentin e rëndë ajror në Francë. Në këtë ditë të rëndë, i bashkohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të këtij aksidenti tragjik”, ka thënë kryetari Veseli në ngushëllimin e tij.






