Home Kulturë Vazhdon zullumi ndaj shqiptarëve – Mehmet Latifi

Vazhdon zullumi ndaj shqiptarëve – Mehmet Latifi

1038
0
SHARE

Skandalet me gjykime e dënime ndaj shqiptarëve nuk kanë të ndalur, pavarësisht provave dhe dëshmive faktografike.

U rrahën e u dënuan dhe burgosën në Ladorisht; u rrahën e u vranë në Bit Pazar; u rrahën e u vranë me rastin e hapjës së Universitetit të Tetovës; u rrahën u vranë dhe u dënuan e burgosën në Gostivar; në Brodec, u vra Harun Aliu me shokë; u dënuan më burgim të përjetshëm në rastin “Monstra”, dhe tani edhe 6 protestuesit kundër rastit “Monstra”… Secili qytetar do të ndihej mirë kur zbatohet ligji, ligji që vlen për të gjithë njësoj, jo në një shtet ligjor porn ë një shtet ku zbatohet ligji.  Por ama, kur janë shqiptarët në pyetje, ligji është ligj dhe ate shumë rigjit dhe ky rigjiditet po dëshmohet nga dita në ditë fort e më fort kur janë shqiptarët në pyetje, ndërsa kur është situate ndryshe atëhere ose ngrihet procedurë kundravajtjeje ose fare nuk procesuohet. Ia vlen të përmenden rastet e Nerezit kur iu hynë shqiptarëve nëpërë shtëpi, rrahjet, fyerjet e ofendimet nëpër stadiume e palate sportive, dhe më e freskëta është ajo e Gjorçe Petrovit!

Na mungon një Emil Zola të thot “Ju akuzoj” në mbrojtje të dënuarve

Për të gjitha këto fakte të pakontestueshme, gjithmonë heshtet e heshtja në një mënyrë “dëshmon fajësinë”-që nuk është gjithmonë ashtu, por pasi heshtet fajësia gjenë strehim dhe përqafim. Por duhet ditur se te kush gjen strehim dhe përqafim kjo heshtje dhe ky pranim i “fajit”.

Shqiptarët para se të sillen dëshmitë dhe provat faktike akuzohen për terrorizëm dhe fundamentalizëm islamik, që sipas ekspertëve juridik kjo tejkalon jo vetëm kompetencat por edhe bëhet shkelje drastike e ligjit duke mos respektuar maksimën se “fajësinë e dëshmon gjyqi në bazë të provave, dëshmive dhe faktografisë” dhe shumë gjërave të tjera.

Kur flitet për terrorizëm në Maqedoni, jemi dëshmitar të kohës, kronist dhe bashkëkohës të një intervenimi makabër në lokalitetin e ashtuquajtur “Vreshtat e Rashtakut”, kur u vranë disa refugjat, të cilët u emërtuan si “terrorist” vetëm e vetëm për ti dëshmuar SHBA-ve dhe vendeve perëndimore se Maqedonia e lufton terrorizmin ndërkombëtar. Më pas, gjatë procesit të gjykimit të “akuzuarve” u dëshmua se viktimat fare nuk kanë qënë terrorist.

Na mungon një Emil Zola të thot “Ju akuzoj” në mbrojtje të dënuarve

Për rastin “Monstra” as nuk ia vlen të shkruhet sepse asgjë e re nuk mund të thuhet-të gjitha janë thënë me qindra herë. Epilogu është “dënim të përjetshëm për 6 shqiptarët e rastit “Monstra”, që nxiti edhe protestat e paradokohshme paqësore në Shkup dhe të gjitha qytetet tjera të banuara me shqiptar.

Sipas informacioneve jozyrtare por edhe zyrtare, këto protesta ishin ngritja e zërit të ndërgjegjes së qytetarëve shqiptar kundër dënimeve të tilla drastike, duke kërkuar lirinë e të dënuarve ta pafajshëm. Këto protesta, duke pasë parasysh se nuk kishin organizator, kur kanë hasur në forca të mëdha të koncentruara të policisë me gjithë atë teknikë dhe mjete tjera, reagimi mbase ka qënë edhe më i ashpër ku mbase edhe janë përdorur mjete të forta.

Natyrisht se kur karakteri i protestave është paqësore, çdo tejkalim i këtyre normave nuk i ka hije as protestës e as protestuesve dhe së fundmi nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit.

Organet policore, kush e din se në bazë të cilave kritere kanë vepruar duke “zbuluar, arrestuar, akuzuar” dhe më në fund edhe dënuar nga Gjykata Penale në Shkup, 6 prej tyre, që nënkupton “falë vendimit të Gjykatës se ata janë fajtor!”.

Na mungon një Emil Zola të thot “Ju akuzoj” në mbrojtje të dënuarve

Po, vërtetë po na mungon një Emil Zola të thot zëshëm “Ju akuzoj”,  në mbrojtje të dënuarve shqiptar. Mungesa e një Emil Zola shqiptar mbase edhe mund të sqarohet në dy mënyra: ose vërtetë nuk kemi ne shqiptarët një Emil Zola të vërtetë, ose edhe nëse e kemi ai “Emil Zola” është krejtësisht i pa autoritet, pa ndikim, pa personalitet, pa ego, mbase edhe mund të jetë pjesë e makinerisë që po dënon shqiptar, duke qënë pjesë e autoriteteve zyrtare ose pranë tyre. Ai “Emil Zola” shqiptar, sipas të gjitha gjasave vlerëson se më mirë është të rrije urtë e të shfrytëzon beneficionet dhe privilegjet që ka, se sat ë kundërshtoje e të humbasë privilegjet dhe beneficionet, e të tillë ka shumë, nuk është vetëm një i tillë.

Na mungon një Emil Zola të thot “Ju akuzoj” në mbrojtje të dënuarve, ndaj vendimit të shpallur nga Gjykata Penale e Shkupit që ka shqiptuar dënime me nga tre vjet burg për 6 nga 8 të akuzuarit për pjesëmarrje në protestat në Shkup kundër dënimeve të përjetshme në rastin “Monstra”: Arian Rexhepi, Muaharem Bardhi. Adem Abdullovski, Enur Iljaz, Muharrem Isa dhe Rami Buçi do të vuajnë dënime me nga tre vjet burg. Të gjithë këtyre njëkohësish u është vazhduar edhe masa e paraburgimit. Ndërkaq, nga akuza janë liruar Rexhep Bislimov dhe Fadil Zeqirov.  Ndaj këtij të fundit vet Prokuroria ka tërhequr akuzën. Ata ishin akuzuar për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të shkaktonte vepër penale”. Avokatët e të dënuarve thanë se dënimet janë alogjike dhe ato do të ankimohen në shkallën e dytë gjyqësore.

Na mungon një Emil Zola të thot “Ju akuzoj” në mbrojtje të dënuarve…

LEAVE A REPLY