“Maratona e Malësisë së Gjakovës” do të fillojë më 15 tetor, dhe të përfundojë të nesërmen më 16 tetor në Bajram Curr, e sipas kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka për qëllim që të bëhet tradicionale.
Në këtë maraton do të marrin pjesë vrapues nga vende të ndryshme shqiptare. Madje edhe shqiptarët të cilët jetojnë në diasporë.
Vaxhid Xhelili nga Bujanoci i cili jeton dhe vepron në Zvicër do të jetë pjesëmarrës në Maratonën e Malësisë së Gjakovës.
Vaxhid Xhelili është gazetar dhe shkrimtar. Ndryshe çdo dit vrapon por dhe kalon me bicikeltë dhjetra kilometra.
“Maratona e Malësisë së Gjakovës” me moton “Të vrapojmë për natyrën” është organizim i komunës së Gjakovës dhe Federatave të Atletikës së Kosovës e Shqipërisë.
“Gjakova Highland Maraton” apo “Maratona e Malësisë së Gjakovës” do të zhvillohet në tre disiplina: Maratonë të plotë 42 km. e 195 metra, gjysmëmaratonë 21 km. dhe stafeta e cila parashihet që 4 persona të vrapojnë shtegun prej 42 km e 192 metra./Liugina Press/








