Home Aktuale Vajza e dëshmorit Isa Saqipi: Lumturinë që m’a e vodhën

Vajza e dëshmorit Isa Saqipi: Lumturinë që m’a e vodhën

878
0
SHARE

Samire Saqipi është vajza e Isa Saqipit nga Dobrosini i cili u vra nga forcat serbe më 26 janar të vitit 2000. Vëllezërit Isa dhe Shaip Saqipi u bënë edhe martirët e parë të kësaj treve.


E me këtë rast Samirja vajza e Isa Saqipit i ka kushtuar disa rreshta babai të saj Isës e njëkohësisht edhe xhaxhait të saj.

Mërzinë, pikëllimin dhe mallin për babin dhe xhaxhain i ka çfaqur edhe në profilin e saj në facebook.

Postimi i plotë i Samire Saqipit vazjës së Isa Saqipit:

 

Lumturinë që m’a e vodhën

Se ç’më dogji malli për syt e tu të bukur,

se ç’më dogji malli për zërin tënd të bukur.

Sa shumë mërzi të madhe kam në zemrën time,sa shumë njerëz të bukur mungojnë në jetën time.

26Janari viti 2000 athu vallë a do të harrohet ndonjëherë jo,jo mbase në këtë datë m’u vodhë lumturia.

Ehh bre Bushi jem,po lulëzoje bashk me jetën,me gruan dhe me ne fëmijët.

Ishim një familje e madhe dhe e lumtur.

Bushi,Xhaxhi dhe në këto çaste të këtijë përvjetori, është hapur kaptina e re e mallit.E ndjejë se vuaj shumë.

Vdekja juaj akoma është e ftohtë.

Ah si nuk jeni me ne,tani që nuk jeni mos më thuani të mos qaj se kam shumë nevojë për ju…

Bush Të them edhe këtë, dhe dije se unë jam Krenare që jam Bija jote…!

Bushi,Xhaxhi