Home Aktuale Urimi i kryetarit të PD-së Nagip Arifi për 28...

Urimi i kryetarit të PD-së Nagip Arifi për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

842
0
SHARE

Të nderuar shqiptarë të Luginës së Preshevës,

Kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të simpatizuesve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike t’i uroj të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ditën e Flamurit, ditën më të lumtur dhe festive për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Flamuri jonë kombëtar është gjëja më sublime i cili ka mbajtur gjallë çdoherë ndjenjat tona kombëtare. Fatkeqësisht, edhe pas 104 vite të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë te ne në Luginë të Preshevës flamuri kombëtar mbetet ende i ndaluar, por përkundër diskriminimit dhe ndalimit të përdorimit të tij, te ne rritet edhe më shumë dashuria ndaj simbolit tonë kombëtar, i cili është unifikues për të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Urime Dita e Flamurit!

Krytari i PD-së
Dr. Nagip Arifi