Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar motra dhe vëllezër besimtarë,
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, si muaj i sakrificës për hirë të Zotit të Madhërishëm, mëshirës, solidariteit dhe paqes, mes besimtarëve, ja po vijnë edhe ditët e Fitër Bajramit.
Andaj, marr leje, që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë administratës të komunës së Bujanocit t’ua përcjell urimet më të përzemërta lidhur me këtë festë, e cila besoj se do ngjallë gëzime në familjet tuaja.
Uroj që në këtë festë, para së gjithash, t’ia shtrini dorë njëri-tjetrit si kurrë më parë, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë.
Shfaq shpresën tek Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet e kryera gjatë Ramazinit, dhe ditët e Bajramit t’i kaloni në atmosferë festive e hareje.
Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!






