Kryetari i Partisë Demokratike të Veprimit (SDA) Dr.Sulejman Uglanin ka mbajtur sot një konferencë për medie në të cilën ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve që (SDA) në Sanxhak ka arritur rezultate të mira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ne dolëm e vetmja listë e pavarur boshnjake dhe populli këtë e ka vlerësuar dhe na dhanë besim të madh, “tha presidenti–Uglanin.
SDA Sanxhaku ka arriturnjë fitore bindëse me të cilën të gjithë jemi Krenarë. Ky rezultat është edhe më i madh nëse merren parasysh rezultatet nga zgjedhjet të cilët janë mbajtur dy vite më parë, në këto zgjedhje kemi arritur një numër dukshëm më të lartë të votave.
“Kjo është vetëm një dëshmi e punës së përkushtuar nga ekipi im dhe unë që kemi arritur në qeverinë e mëparshme dhe një dëshmi për besimin e qytetarëve”theksoi ai.
PresidentiiSDASanxhakuttheksoi se në Parlamentin e Serbisë me deputetët e tij do të vazhdojnë të marrin pjesë në mënyrë efektive në punën, në fushën e sigurisë juridike dhe të ardhmen europiane.
Ugljanin shtoi se ai pret që SDA Sanxhaku të jetë pjesë e qeverisë së re, që Zyra për zhvillim të qëndrueshëm të zonave të pazhvilluara të arriijë rezultate të mëdha dhe me sukses do të vazhdojë të punojë, aty ku e la.(LuginaPress)






