Home OPIONIONE Tuniher u kon shum ma knaq! Tash ka hup ajo knaqsi

Tuniher u kon shum ma knaq! Tash ka hup ajo knaqsi

992
0
SHARE

Tuniher tesha të babadimrit ka pas vesh vetëm babadimri, kurse tash krejt babadimrat kan tesha të babadimrit!!! Qeto me babadimra pe lo se po pshtjelloka krejt.

Më kujtohet si sod ajo dit tragjike kur u patna bo synet, pat ardh aga Tefik berberi me mbo synet, aga Xhevat mi majke komt, aga Mustaf më pat mashtru mka thon mini mini, un kshyra nalt baba jem ja futi allti a nona ja nisi me kajt thojke djali mu bo burr, jo tash ka hup ajo knaqsi tash ndryshe po shkon, Skender doktori po të bon synet, Ragmija po ti man komt, Nagip Arifi kishe po t’mashtron droni droni, Jonuz Musliju po tja rras kallash, nonat po ja nisin me kajt po thojn kuku e bonen llug apet këta.

O ka pas knaqsi atëher, tash jo ka hup mu ajo, m’kujtohet e msojshmi tabelën e shumzimit, me msus Hysenin i ska njeri ma mir se aj që ta ka msu tabelën, niher e patna gabu tabelën e shumzimit me 8, u bo msusi nervoz ma rrasi kompas në kry mo kurr se kom gabu.

Jo tash nuk osht ajo knaqsi, me bo vaki me ja nguc fëmijën msusi vjen baba ti tharr hund.

Kastriot

Po qfar knaqsije more po keni sod ju shkoni n’darsëm grat kcejn burrat kshyrin kur dalin nesër në kafe të kallxojn edhe n’sa darsma tjera ka me shku ku ekan thirr.
Jo more në at koh ka pas rend grat edhe femija jon kon veq burrat veq, grat rrishin tan kohen nervoz në darsëm dikur smujshin mu bo rahat na qojshin neve fëmijve thojshin shko kshyre qka po bon babushi për xhami, kur shkojshmi Rafeti i bike surlës, dy valltare u dredhoshin babët e tona n’gujzi tu i nxhit pare atyne, dikur ti hyke inati baballarve mes veti tu kapshin tu rreshin mes veti lesh tu boshin, na fëmija bishmi n’traum, send nanave sdishmi mi tregu.

Kur i kshyr këta të rinjët e sodit, shkojn në ekskurzion me profesorat, napër muze shpella vizitojn, jo jo ka hup knaqsija te ju krejt. N’at koh m’kujtohet mu shkojshmi në ekskurzion, Poloni, Çeki, Bugari, po ka pas rend vishin profesort me kravata me kat, na krejt në rresht dy ka dy hyshim në autobus, vetëm u kon ni problem, autobusi e ka pas ndalesën e par 6 kilometra prej Preshevës, në Çukark te ni motel u ndalke, profesorat hishin i hiqnin teshat kat, kur dilshin dilshin si fraera, me bermude, maica, kapel në kokë edhe dofar papuqe jon kon të kafta e kan pas emrin jadranka, edhe shkojshim në ekskurzijon, neve na mshilshin në hotel plus detyra na ipshin midis Bugarije ata dilshin u shetitshin, mos besofshni vetne edhe Ragmin e Rizën edhe ata tjert n’komun se profesora i kena pas, nejse kur u ktheshmi prej Bugaris edhe një mujë nuk majshim mësim prej traumave qe kishin marr msusat në ekskurzijon, ishin të ngjajshme traumat si ato fëmij qe I kishim pas marr na pi Rafetit surlagjis.

Kam edhe shum tju kallxoj se përpara ka pas kënaqsi, tash ka hup ajo kënaqsi jo tash ska mo, jo more përpara profesort kan pas dinjitet, e mirshin rrogen veq 2 euro në muj e na majshin msim a magari në Miratoc I nxirrke 200 euro ditën, jo tash ska mo dinjitet se këta të komunës sot sja nisin me punu si mos ti paguhet dita sa dy magar.

P.S tuniher jan kon 13 paralele shqiptare në klasën e pare sod jan vetëm 4.

 Kastriot-01

Shkruan: Kastriot Kaqa Saqipi