Të hënën më 06.03.2017, me rastin e 1 vjetorit të themelimit të Organizatës “Shpresa” dhe në prag të ditës së mësuesit 7 Marsi, përfaqësuesit e Organizatës “Shpresa” shpërndanë dhurata të gjithë mësuesve të Komunës së Bujanocit.

Gjatë shpërndarjes së dhuratave në shkollat fillore të malësisë, drejtori i shkollës fillore “Migjeni” në Muhocë z.Sadik Demiri ndau mirënjohje Organizatës “Shpresa” si shenjë falenderim për çasjen e veçantë që ka Organizata “Shpresa” ndaj popullatës së kësaj pjese të Komunës së Bujanocit, mirënjohje të cilën në emër të Organizatës “Shpresa” e mori aktivisti Rinor Taipi.












