Home Aktuale Tragjedi në Nepal, rreth 1000 të vdekur nga tërmeti 7.9 ballë. Jepet...

Tragjedi në Nepal, rreth 1000 të vdekur nga tërmeti 7.9 ballë. Jepet alarmi SOS

676
0
SHARE

Rreth 1000 vetë kanë humbur jetën në një tërmet 7.9 ballësh të shkallës Rihter që ka goditur Nepalin.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë pas qindra të tjerë kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesave të shembura.

Tërmeti është ndjerë në gjithë rajonin. Tetë vetë raportohet të kenë humbur jetën në një kamp alpinistësh në malin Everest për shkak të një orteku të shkaktuar nga tërmeti, ndërsa autoritetet indiane raportojnë 35 viktima në Indi.

Kryeministri Narendra Modi ka mbledhur kabinetin për të vlerësuar situatën, ndërsa Kryeministri pakistanez Navaz Sharif ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Nepalin fqinj.

Policia lokale ka raportuar se vetëm në Katmandu ka pasur 467 viktima, ndërsa shumë të tjerë të plagosur rëndë kanë mbipopulluar spitalin kryesor të qytetit.

Edhe aeroporti i qytetit është dëmtuar, çka mund të pengojë operacionet e shpëtimit.

Një tërmet i ngjashëm, prej 8.3 ballësh të shkallës Rihter që ka goditur Nepalin në vitin 1934, ka shkaktuar mbi 8500 viktima.