Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot analistin amerikan për ballkanin perëndimorë Caly H. Cash.
Edhe pse ky takim nuk ka qenë i hapur për medie, burimet e Lugina Press kanë mësuar se në takimin në mes kryetarit Arifi dhe analistit amerikan Caly H. Cash është biseduar për situatën politike dhe ate të sigurisë në Luginë të Preshevës.
Me këtë rast kryetari Arifi e ka njoftuar analistin amerikan për situatën në rajonin e Luginës së Preshevës dhe ka kërkuar nga ai që të ndikoj në institucionet ndërkombëtare në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në rajnin e Luginës së Preshevës./Lugina Press/






