Home Aktuale Alternativa hap fushatën – shpalos programin zgjedhor dhe prezanton kandidatët për këshilltarë

Alternativa hap fushatën – shpalos programin zgjedhor dhe prezanton kandidatët për këshilltarë

1011
0
SHARE

Para një mase të madhe të simpatizantëve dhe anëtarëve sot u hap fushata zgjedhore e Alternativës për Ndryshim.

Programi i Alternativës u shpalos në pika të shkurtëra nga sekretari i përgjithshëm i partisë, z. Gazmend Selmani, ku theks të veçant ju dha zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës përmes tërheqjes së investitorëve të huaj dhe fuqizimit të bizneseve vendore.

U prezantua lista e kandidatëve për këshilltarë dhe u promovua edhe kandidati për kryetar të komunës, bartësi i listës zgjedhore të Alternativës, z. Shqiprim Arifi.

Pas prezantimit të kandidatëve për këshilltar, fjalën e mori kryetari i Alternativës për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi ku përveç tjerash theksoi se jemi duke u sunduar nga një strukturë mafioze të cilën vetëm me votë do ta denojmë dhe për sa i përket premtimeve për investime të huaja, nuk janë vetëm premtime por janë projekte konkrete dhe garancion.

Tubimi përfundoi me konstatimin që ky pushtet lokal na ka humbur nderin dhe na ka humbur perspektivën, dhe Alternativa është përgjigja e duhur.

Rretho 4 – Voto për Ndryshim