Home Aktuale Në Maltërnoc zëvendësohen shtyllat elektrike largohet rreziku për nxënësit(foto&video)

Në Maltërnoc zëvendësohen shtyllat elektrike largohet rreziku për nxënësit(foto&video)

565
0
SHARE

Për nxënësit e fshatit Maltërnoc  erdhi  shpresa sepse  tashmë është evituar rreziku  në rrugën që ata e kanë frekuentuar për të shkuar në shkollë.

 Në këtë rrugë ata  çdo ditë mundeshin të kanoseshin nga rreziku i  rrymës elektrike përshkak të shtyllave të stërvjetëruara.

Sot përfunduan  punimet dhe u largua rreziku nga rryma elektrike në rrugën e shkollës në fshatin Maltërnoc.

Para disa ditëve në fshatin Maltërnoc të Bujanocitpati filluar vendosja e shtyllave të betonit të rrymës elekrike në rrugën e shkollës dhe të xhamisë.

Ndërkohë sot me vendosjen dhe shtrirjen e kabllove elektrike përfundojnë me sukses punimet në këtë rrugë.

Ndërrimi i shtyllave të drurit me ato të betonit ka ardhur pas shkresës zyrtare të drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni drejtuar elektrodistribucionit.

Vendosja e shtyllave të betonit ishte një kërkesë e kahmotëshme a banorëve të këtij fshati ngase shtyllat e drurit ishin të stërvjetëruara dhe çdo moment mund të rrezikonin jetën e banorëve e aq më shumë të nxënsëve të cilët çdo ditë kalonin këtë rrugë.

E me vendosjen e shtyllave të betonit tashmë është larguar rreziku dhe nxënësit kalojnë pa frikë këtë rrugë.

Me këtë rast banorët e Maltërnocit falënderojnë drejtorin e shkollës” Muharrem Kadriu” Vahidin Isenin që është interesuar për rregullimin e këtij problemi që ishte paraqitur që prej vitesh.

Ata janë mirënjohës edhe ndaj elektrodistrubucionin që hasur në mirëkuptim./Lugina Press/