Home Aktuale Të përmirsohet dhe zgjerohet vendkalimi kufitar në Preshevë me Maqedonine

Të përmirsohet dhe zgjerohet vendkalimi kufitar në Preshevë me Maqedonine

765
0
SHARE

Në vendkalimin kufitar Batrovci kanë filluar punimet për zgjerimin e këtij vendkalimi kufitar me 6 korsi më shumë për vetura, të cilat duhet të përfundojnë me 16 shtator.

Ky vendkalim kufitar do të ketë 18 traka me parking shtesë, ka thënë zëvendës kryetarja e qeverisë dhe ministresha e ndërtimatarisë Zorana Mihajloviq.

Përfaqësues të doganës thonë se pas këtij zgjerimi të kufirit, qytetarët do të presin më pak në kufi.

Ministresha ka thënë se pas përfundimit të këtij vendkalimi kufitar do të filloj edhe ai në Preshevë, Horgosh dhe Gradina.

Vitin e kaluar nëpër koridorin 10 kanë kaluar 42 milionë vetura.