“Nuk kryen punë as policia, i kam thirr disa herë por derisa vinin ata narkomanët veçse ikshin”, ka rrëfyer ai për lajmi.net.
I pyetur nëse personalisht ka provuar t’i largoj ata nga ky vend, vend në të cilin duhej ta linte veturën e tij pasi që i takon, ai thotë se po, por që e kanë kërcënuar disa herë se do ta thernin me thikë, e edhe se do ta vritnin nëse i ndërprenë prapë.

Për veç që përdoret si vend për marrjen e drogës, kryesisht marijuanës e heroinës, ky përdoret edhe si ‘motel’, ku shumë të rinj, qoftë edhe nëse nuk janë narkoman, vinë dhe bëjnë seks, gjë që dëshmohet nga shumë prezervativë që gjenden kudo në tokë.

Vetëm disa prej banorëve të lagjes të cilët i kanë të siguruara mirë garazhet i lënë veturat aty, pasi që të tjerëve ua kanë thyer disa herë dyert e garazheve e ua kanë vjedhur pjesët e veturave. /lajmi.net/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=yEeTBF6ghCY ” width=”560″ height=”315″]






