Reperi nga Shqipëria, Stresi, i është kundërpërgjigjur Mc Kreshës edhe në anën artistike – ai ka publikuar një ‘diss’ ndaj reperit mitrovicas.
Mc Kresha lansoi kohë më parë albumin “Emceeclopedy”, i cili ka rezultuar të jetë sukses i madh, por që në vargjet e këngës “Hall of Fame” duket të ketë thumbuar Stresin.
Reperi nga Shqipëria reagoi menjëherë duke postuar një video me fyerje të rënda ndaj Mc Kreshës, e madje edhe i tha se do të vijë në Prishtinë për t’u takuar me të.
Stresi e mbajti premtimin dhe erdhi në Prishtinë, por konflikti u shmang mes të dyja palëve dhe nuk ndodhi më e keqja.
Edhe pse reperët kanë heshtur për këtë konflikt nëpër media, është Stresi ai që tani ka zhvendosur luftën në rrafshin artistik, duke publikuar një ‘diss’, ku sulmon ashpër në vargje Mc Kreshën.
Kënga është punuar nga Stresi dhe Enes Qosa, teksa besohet se nuk është e përfunduar plotësisht dhe është një këngë që nuk ishte në plan për albumin e ri të tij, “Stresinio”.






