Home LAJME Stankoviq: Trupi Koordinues ndihmon jugun e Serbisë

Stankoviq: Trupi Koordinues ndihmon jugun e Serbisë

945
0
SHARE

Për 14 vite që kur është themeluar Trupi Koordinues për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shteti për infrastrukturën e këtyre komunave multietnike ka investuar më shumë se 70 milionë euro, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, transmeton presheva.com.

“Me ndërmjetsim të donatorëve të huaj, në zhvillimin e këtyre komunave janë investuar edhe 35 milionë euro, ndërsa këtë vit, shteti nëpërmjet këtij trupi ka siguruar 246 milionë dinarë, çka i bie një rritje prej 9% më shumë se në vitin e kaluar” ka thënë Stankoviq.

Stankoviq ka mohuar ekzistimin e problemeve politike, por shton se problemet do të zgjidhen prej muajit shtator nëpërmjet kërkesave të shqiptarëve që janë paraqitur në shtatë pika.

“Politika shtetërore që po aplikohet është e drejtuar në përmirësimin e situatës ekonomike. Në kontaktet e përditshme me vetqeverisjet lokale definojmë problemet dhe i zgjidhim shkallë shkallë” ka thënë Stankoviq. /LuginaPress/

LEAVE A REPLY