Home LIFESTYLE Pse çamçakëzi po blihet gjithnjë e më pak?

Pse çamçakëzi po blihet gjithnjë e më pak?

821
0
SHARE

Ai është pjesë e jetës së përditshme, konsumohet nëpër gjithë botën, madje edhe ka hyrë në pop – kulturë.

Megjithatë, shtija po bie dhe tani po shtrohet pyetja nëse po i kërcënohet edhe zhdukja.

Fjala është për çamçakëzin, prodhim të cilin besohet që secili ta ketë blerë të paktën disa herë në jetë.

Duket se popullariteti i çamçakëzit në kohë të fundit po bie. Për shembull, në periudhën nga 2009 deri në 2013 shitja e çamçakëzit në SHBA ka rënë 11 për qind, thonë shënime të Euromonitor International.

Për pesë vjetët e ardhshëm parashihet që rënia e shitjes së çamçakëzit të bjerë edhe 4 për qind. Rezultate të dobëta të kompanisë vërehen edhe në vende të tjera në botë, e prodhimi i çamçakëzit Trident në tregjet e zhvilluar vjet ka shënuar rënie në shitje 16 për qind.

Çfarë në të vërtetë po ndodh me çamçakëzin? Duket se askush nuk është i sigurt. Në qarqet ekonomike askush nuk e mohon faktorin unik që mund të ndikojë në rënie të kërkesës, shkruan AP. Disa akuzojnë situatën ekonomike dhe çmimin e çamçakëzit (në SHBA një pako çamçakëz kushton më shumë se 2 dollarë) , e të tjerë fushatën shumë agresive të marketingut duke pohuar se çamçakëzi ruan shëndetin e dhëmbëve.

Ndoshta shkaku është se konsumatorë kanë gjëra të tjera që mund të zgjedhin për të përtypur. Prodhues ëmbëlsirash gjatë viteve të fundit kanë plasuar në treg prodhime të reja për freskim e shumëkush tani më parë merr bonbone mentol përtypëse se sa çamçakëz të cilin herët a vonë duhet hedhur.

Po ashtu, përtypja në shumë situata nuk konsiderohet shprehi e kulturuar e me të ndoten edhe trotuaret e rrugët, transmeton Koha.

Megjithëkëtë kjo nuk do të thotë se çamçakëzi do të zhduket e disa prodhues po shënojnë rezultate të mira me brende të caktuara. E tillë është për shembull Bazooka legjendare e cila pothuaj është zhdukur nga raftet dhe vjet ka nisur strategjinë e re të marketingut. Shpërndarja deri më tash është dyfishuar.
Sido që të jetë prodhuesit janë realistë në pritje të kërkesave për çamçakëz.

“Në kohë të afërt nuk presim asnjë përmirësim dramatik në këtë kategori prodhimi” ,ka thënë Irene Rosenfeld , drejtore ekzekutiv e kompanisë Mondelez , e cila prodhon Trident –in.