Home Aktuale Sot dihet sa i ecë fjala Hashim Thaçit

Sot dihet sa i ecë fjala Hashim Thaçit

921
0
SHARE

Nëse bëhet siç thotë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, sot duhet të finalizohet marrëveshja me LDK-në dhe të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse.

Kështu Thaçi ka deklaruar vet pas kthimit nga Këshilli i Sigurimit ku edhe gjatë fjalimit atje premtoi se ditët e para të javës që vjen, do të sjellin institucionet e reja në Kosovë.

“Finalizimi i marrëveshjes së partnerëve të koalicionit do të kryhet gjatë vikendit kur do të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse. Muajin dhjetor do ta përdorim për punë intensive në Kuvend dhe Qeveri për të implementuar prioritetet. Koalicioni i ri qeverisës do të shtyen fuqimisht agjendën euro-atlantike dhe reformat ekonomike, që nga dita e parë e punës”, deklaroi ai dy ditë më parë.

Ndryshe, Indeksonline shkruan se marrëveshja do të nënshkruhet në orën 11.