Ekonomia e dobët, papunësia dhe mungesa e perspektivës janë ndër arsyet kryesore që shtyjnë kosovarët të braktisin vendin.
Ndërkohë stacioni i autobusave “Nish Ekspres” në Bujanoc është vendtakimi ku të rinjtë shqiptarë, por edhe ata me familje nga shum qytete të Kosovës, bashkarisht nisin drejt Suboticës e më pas për të kaluar në Hungari, nëpër kanalet ilagele.
Edhe sot në orët e mbrëmjes në stacionin e autobusave në Bujanoc është parë fluks i ksovarëve të cilët ia kishin mësyer rrugëve të europës.
Faktorët shtytës që kanë ndikuar në migrimin e popullatës të lëshojnë Kosovën e të marin rrugën e migrimit janë shkaqet ekonomike, politike, sociale i thonë disa të rinjë gazetarit të Lugina Press.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kemi menduar se gjërat do të ndryshojnë për së miri por ende nuk ka perspektivë për të rinjtë prandaj kemi vendosur të migrojmë për një jetë më të mirë kanë thënë ata.

Ditët e fundit stacioni i autobusave në Bujanoc është bërë vendtakimi ku të rinjtë shqiptarë, por edhe ata me familje nga shum qytete të Kosovës, bashkarisht nisin rruëgën drejt Suboticës e më pas për të kaluar në Hungari, nëpër kanalet ilagele./Lugina Press/








