Home Aktuale ” Show me Artanin ” emision sa serioz aq edhe argëtues

” Show me Artanin ” emision sa serioz aq edhe argëtues

1029
0
SHARE

Lugina e Preshevës tash e tutje është pasuruar me emsionin më të ri ” Show me Artanin ” i cili do të transmetohet çdo të premte nga ora 20:20 në Rtv “Aldi “.
Emisionin ” Show me Artanin ” do ta drejtoj aktori nga Presheva, Artan Ibishi i cili deri me tash ka drejtuar edhe emisionin “Kuq e zi show”.
Emisioni ” Show me Artanin ” që është një risi për shiquesit e Luginës së Preshevës, sa është serioz aq është edhe argëtues thekson drejtuesi Artan Ibishi.
Për aktorin Artan Ibishi emisioni më i ri ” Show me Artanin ” është një përvojë e re si udhëheqës i emisionit.
Ideja e këtij emisoni ka qenë të thehet monotia në Luginë nga emisionet tjera të cilët transmetohen në televizionet lokale.
“Ideja e emisionit ka qenë sepse kam pas dëshirë me e thy monotoninë e emisioneve të përditshme në televizionet tona lokale që të kemi një risi”.
“Unë si aktor e kam përzgjedhë këtë zhanër të emisionit ku mund të them se është emission kulturoro artistik”, shprehet Ibishi i cili falënderon regjisorin Kastriot Saqipi i cili me shumë dëshirë ka pranuar ftesën të jetë mysafiri i parë i emisionit ” Show me Artanin “.
Emisioni ” Show me Artanin ” është gjithpërfshirës ku do të ketë të ftuar nga të gjitha shtresat pa marrë parasysh profesionin apo pozitën që kanë, bënë të ditur Artan Ibishi.

10252104_416878241795257_4322307905942597053_n

Ndraq këtë emison e bënë të veçantë edhe rregullimi i studios, me çrast dizajnin e ka punuar arkitekti, Talat Fejzullahu , skenografinë e ka punuar Nagip Taipi, ndërsa për finalizimin e emsionit një kontribut të veçnatë kanë dhënë resgjisori Kastriot Saqipi, Abdullah Ahmedi dhe Gani Veseli/Lugina Press/