Home Aktuale Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedoni, shkak pjesëmarrja në protestat për...

Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedoni, shkak pjesëmarrja në protestat për rastin ‘Monstra’

865
0
SHARE

Labinot Tahiri – Labi nuk ka mundur të hyjë sot në territorin e Republikës  së Maqedonisë. Sipas Tahirit ndalesa vjen si rezultat i pjesëmarrjes së tij në protestat për rastin , Monstra’ dhe do të vlej deri në muajin korrik të këtij viti, transmeton GazetaEkspress.

Deklarata e Labit në rrjetet sociale:

Vëllezër e motra publiku im në Maqedoni! Unë asnjëherë nuk kam pasur ndalesê sa i përket ardhjes sime në Maqedoni! Sonte kam pasur një mbrëmje në Shkup, por u ndalova qē të hyjē brenda kufirit, me vjen keq shumë! Unë këtë ndalesë e kam deri në korrik të 2015!
Unë këtë ndalesë e kam për pjesëmarrjen time që isha me datën 04.07.2014 në PROTESTË PER RASTIN MONSTRA!
Ne atë kohë isha vetëm përkrahës i vëllezërve tanë në mënyrë paqësore, por tani e kam të ndaluar!
Qofshim te bashkuar gjithmonë ne shqiptarët!

10940455_10155156194555441_3332483150204966551_n

10922717_10155156194540441_5764187563490000532_n