Home Aktuale 24 marsi shënon ditën botërore të luftës kundër tuberkulozit

24 marsi shënon ditën botërore të luftës kundër tuberkulozit

859
0
SHARE

Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit në 24 mars . Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën. Ajo e ka origjinën në vitin 1882.

E vendi jonë vitin e kaluar është evidentuar me 10 të sëmurë nga kjo sëmundje çka do të thotë ka rënie të kësaj sëmundje ka theksuar veç tjerash Dilaver Beqiri specialist I sëmundjeve të mushkërive.
Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, që zakonisht prek mushkëritë. Por nganjëherë mund të prekë dhe organe të tjera, si trurin e veshkat. Mikrobi i tuberkulozit përhapet nga njeriu i sëmurë me anë të ajrit, kur ai kollitet, teshtin apo edhe qesh, kështu deklaroi sot për Radiotelevizionin Presheva Dilaver Beqiri specialisti I sëmundjeve të mushkërive në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. E sa i përket sëmundjes në fjalë konsiderojmë se kemi rënie të pacientëve me vetë faktin se viti i kaluar është evidentuar me gjithsej 10 të sëmurë në dallim me vitin 2013 që ishin të evidentuar gjithsej 16 pacientë, ka shtuar ai. Sipas tij burim i infeksionit të kësaj sëmundjeje është kontakti mes veti ku duhet shtuar kujdes i veçantë.
Njerëzit me TB zakonisht kanë, kollë me gëlbazë, që zgjat më shumë se tri javë. Por mund të kenë dhe shenja të tjera:, rënie në peshë, ulje oreksi, ethe të lehta, djersitje veçanërisht natën. Porosia e specialistit drejtuar qytetarëve e veçanërisht pacientëve është të konsultohen me mjekun përkatës dhe të përdorin terapinë e rregullt. Vlen të theksohet se nëse kemi të bëjmë me një të sëmurë brenda familjes janë të obliguar që edhe anëtarët e tjerë të frekuentojnë mjekun madje edhe kolegët nëse punon pacienti./Lugina Press/