Home LAJME Shëngjin, kapet banda e hajdutëve, vidhnin turistët

Shëngjin, kapet banda e hajdutëve, vidhnin turistët

627
0
SHARE

Forcat e policisë së Lezhës i kanë dhënë fund një bande hajdutësh të banesave të pushimit në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Në prangat e policisë kanë rënë tre të rinjtë, 18-vjeçari Klisman Marku, 20-vjeçari Ledio Jaku dhe 17-vjeçari Ndue Lleshi, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

Shkatërrimi i kësaj bande erdhi pas një hetimi një mujor nga ana e policisë, me metoda të specializuara.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynin në banesa duke vjedhur turistët që janë me pushime në Shëngjin, të cilëve u merrnin kryesisht telefona celularë, ora të shtrenjta, gjithashtu edhe para.

Mësohet se në momentin e arrestimit, ata u kapën në flagrancë ku po përgatiteshin për të vjedhur në një banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, u sekuestruan 30 kopje çelësa banesash.