Home Shëndeti Më shumë se një milion vdekje në vit për shkak të kripës

Më shumë se një milion vdekje në vit për shkak të kripës

623
0
SHARE
Një fushatë për të reduktuar përdorimin e kripës do të ishte një mënyrë e mirë për të parandaluar vdekjet e parakohshme, theksuan të mërkurën autorët e një studimi. Sepse, sipas hulumtuesve amerikanë të cilët kanë studiuar këtë çështje, kripa e tepërt vret çdo vit më shumë se 1.6 milion njerëz në mbarë botën.

“Ka dëshmi se konsumi i nivelit të lartë të klorurit të natriumit rrit presionin e gjakut, një rrezik i madh për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru,” shpjegon Dr Dariush Mozaffarian , Kryetar i Departamentit të Shkencave ushqyese në UniversitetinTufts dhe autor kryesor i studimit.

“Por studimi i efekteve të kripës së tepërt në sëmundje kardiovaskulare në lidhje me moshën, gjininë dhe vendbanimin nuk kanë qënë studiuar deri më tani,” shpjegon z. Mozaffarian në këtë hulumtim të botuar në “New England Journal of Medicine” (NEJM).

3.95 gram kripë është dy herë më shumë se sa do duhej

Këta studiues kanë vërtetuar se konsumi ditor i kripës në botë në vitin 2010 ishte 3.95 gram për person mesatarisht, pothuajse dy herë më shumë se sa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në analizat e tyre rreth duke u bazuar në studime klinike, autorët kanë vërtetuar se zbritja e konsumit të kripës ulë presionin e gjakut e të rriturve, dhe që ka efekte më të mëdha në të moshuarit, zezaket dhe individët me një predispozitë të hipertensionit.

“1.65 milionë vdekje përbëjnë gati 10% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe asnjë vend në botë nuk është i kurysër nga ky realitetë,” thotë Dr Mozaffarian.