Shefi i ri i Misionit të OSBE-së, ambasadori Andrea Orizio, gjatë ziztës së tij në Bujanoc u takua me kryetarin e komunës Shaip Kamberin.
Gjatë takimit të përbashkët u vlersua lartë bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Misionit të OSBE-së, rëndësisë së OSBE-së të cilën e ka luajtuar qysh nga krijimi i policisë multietnike dhe gjithë proceseve tjera politike në Luginë të Preshevës.
Ambasadori Orizio u njoftua edhe për interesimin dhe gatishmërinë e përfaqësuesëve politik për të vazhduar dialogun rreth Planit 7-pikësh dhe për t’u implementuar obligimet e marra nga Qeveria.
Integrimi i shqiptarëve në Institucionet publike u prezentua si interes i veçant, për implementimin e të cilit do të punohet pandërprerë./Lugina Press/






