Të nderuar qytetarë,
Faleminderit edhe gjithë atyre që pavarsisht bindjeve politike lokale, zgjodhën ta votojnë Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i ndëgjuan thirrjet që të njejtat t’i pengojnë.
Poashtu, faleminderit për maturinë e pjekurinë e treguar dje e për besimin e dhënë që PVD të ketë 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit.
Faleminderit çdo aktivisti e anëtari, çdo përkrahësi e votuesi për angazhimin, përpjekjen dhe votimin.
Do vazhdojë të angazhohem e të punojë për përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve në nivel qendror.






