Home Aktuale Së shpejti audicioni i spektaklit “Talenti i Luginës”(Video)

Së shpejti audicioni i spektaklit “Talenti i Luginës”(Video)

646
0
SHARE

Pavarësisht situatës së krijuar pas procesit të privatizimit, Radio Televizioni Presheva po vazhdon misionin a saj në zbatimin e skemës programore.

Në kuadër të plan – programit kanë filluar përgatitjet për edicionin e pestë të spektaklit zgjedhim ‘’Talentin e Luginës. Sipas kryeredaktorit të Radio Televizionit Presheva Hasan Hasani ky spektakël ka për qëllim zbulimin e talentëve të rinjë si në këndim, recitim ,imitim ,akrobacion, instrumente dhe shumë sfera të tjera që çdo vit e bëjnë të veçantë këtë spektakël.
“Ky është edicioni pestë i spektaklit zgjedhim talentin e Luginës , dhe tashmë përgatitjet kanë filluar , pjesa e marketingut është kryer dhe shpresojmë që të rinjtë të lajmërohen dhe të mos hezitojnë pasi është mundësi për të shfaq vlerat e tyre’’ është shprehur Hasani.

Kandidatë të moshave të ndryshme mund të marrin pjesë në këtë eveniment të cilët kanë interesim që ti shprehin aftësitë e tyre.

Ky spektakël tashmë ka dhënë sinjalet pozitive , pasi shumë pjesëmarrës përgjatë këtyre edicioneve kanë arrit që të jenë pjesë edhe e spektakleve tjera në rajon duke rrëmbyer çmime të ndryshme . Ne inkurajojmë të gjithë që të marrin pjesë, pasi Lugina ka shumë talent e që për ta nuk dinë lagja , fshati apo dhe qyteti , andaj është mundësia e tyre që të vënë në pah aftësitë e tyre pasi RTV Presheva kalon për tej kufijve kur dihet se programi i saj emetohet edhe në paketën 21 Smart Ëorld TV në Evropë e SHBA ka thënë mes tjerash kryeredaktorit të Radio Televizionit Presheva Hasan Hasani .

Faza e aplikimit për audicionin e talentit të Luginës tani më veç ka filluar , ku dhe më pas do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve nga juria profesionale. Spektakli Talenti i Luginës do të jetë 3 net , ku fillimisht bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do të jenë pjesë e dy gjysmëfinaleve. Spektakli Talenti i Luginës fillon nga data 14 tetor në shtëpinë e kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ në Preshevë ./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=V5jXWYyFjgE  ” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=qKUiVo1yk1M     ” width=”560″ height=”315″]