Home LAJME Sateliti kinez gjen aeroplanin e zhdukur në Oqeanin Indian?

Sateliti kinez gjen aeroplanin e zhdukur në Oqeanin Indian?

616
0
SHARE

Kina po heton imazhet e bëra nga satelitit të një objekti të vërejtur në jug të Oqeanit Indian, që besohet të jetë pjesë e aeroplanit të zhdukur të “Malaysia Airlines”, Boeing 777, njoftojnë zyrtarët malajzianë.

Njoftimi është bërë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të transportit të Malajzisë,Hishammuddin Hussein,

 

Ai ka dhënë se hollësi të tjera përkitazi me këto gjetje do të bëhen gjatë ditës së sotme nga ana e qeverisë kineze.

“Sapo mora lajmin se ambasadori kinez ka marrë xhirimin satelitor të një objekti që po lundron në korridorin jugor të oqeanit, kurse ata (kinezët) do të dërgojnë anijet për verifikim”, tha Hussein.

Fluturimi MH370 ka humbur çdo kontakt një orë pas nisjes nga Kuala Lumpur, në rrugëtim e sipër drejt Pekinit më 8 mars.

Në aeroplan ndodheshin 239 persona.

Kina është njëra ndër 26 vendet e përfshira në kërkimet për aeroplanin e zhdukur. Shumica e pasagjerëve të aeroplanit ishin shtetasë kinezë. /Telegrafi/