Rruga qarkore e cila lidh fshatin Tërnoc me rrugën e Gjilanit gjatë dy ditëve do të jetë e bllokuar me çrast nuk do të mund të kalohet përshkak të asflatimit të saj, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit.
Nesër më datën 28.10.2015 duke filluar nga ora 10:00 dhe pas nesër më 29.10.2015 rruga qarkore e cila lidh fshatin Tërnoc me rrugën e Gjilanit do të jetë jashtë funksionimit të saj, me çrast nuk mund të kalohet përshkak të asfaltimit të saj.
Rruga do të jetë e bllokuar për dy ditë rradhazi kurse do të lirohet për qarkullim prej ditës së premte, më datë 30.10.2015.
Andaj, luten qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative, kurse për autobusat edhe kamionat preferohet të shfrytëzohet rruga përmes fshatit Turi thuhet në njoftim. /Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=oW5M0C2LoFw ” width=”560″ height=”315″]






