Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sot në mënyrë solemne u bë ndarja e bursave për studentët për vitit akademik 2013 -2014.
Fillimisht sudentët i përshëndteti Bajram Fejzullahu kryeshef i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore i cili tha se komuna e Bujanocit nga buxheti vet për bursa studentore ka ndarë 10 milion dinarë.
Fejzullahu mes tjerësh thekoi se komuna e Bujanocit edhe në të ardhmen do ti përkrah studentët me qëllim të rezultatet të mira.
Komisioni për ndarjen e bursave pranë komunës së Bujanocit në janar të këtij viti kishte hapur konkurs për bursa për vitin akademik 2013-014.
Këtë vit kanë përfituar bursat sudentore rreth 900 student./LuginaPress/






