Home Aktuale Rexhep Selimi: Trepçën duhet ta mbrojmë në çdo formë

Rexhep Selimi: Trepçën duhet ta mbrojmë në çdo formë

837
0
SHARE

Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje, Rexhep Selimi vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të mbrojë në çdo formë të mundshme ndërmarrjen Trepça.

Sipas Selimit, kërcënimet e Serbisë për privatizim të Trepçës kanë ardhur si pasojë e qeverisë së Kosovës, duke thënë se institucionet në vend nuk po e mbrojnë këtë ndërmarrje.

Deputeti Selimi, njëherësh njëri ndër themeluesit e UÇK-së, nuk ka përjashtuar as mbrojtjes me forcë të ndërmarrjes më fitimprurës në vend.

“Ne duhet ta mbrojmë Kosovën, e kur e mbrojmë Kosovën e mbrojmë Trepçën. Kur e mbrojmë Trepçën e mbrojmë Kosovën. Trepça është apetit i qeverisë, dhe sikur t’a mbronte kjo qeveri nuk do të kishim kërcënime nga Serbia. Kjo ndërmarrje duhet të mbrohet në secilën formë, qoftë edhe me forcë”, ka thënë deputeti Selimi për Indeksonline.