Komuna e Bujanocit rradhitet në mesin e 20 komunave që ka fituar projektin për menaxhimin dhe avancimin e resurseve njerëzore thuhet në njoftimin e lëshuar në rrjetin social zyrtar të komunës së Bujanocit.
Në mesin e 93 komunave dhe qyteteve konkuruese, komuna e Bujanocit është radhitur në mesin e 20 komunave që ka fituar projektin për menaxhimin dhe avancimin e resurseve njerëzore.
Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian të cilin do ta realizoj Këshilli Evropës ka për qëllim të ndihmoj instalimin e profesionalizimit dhe efikasitetit në mënyrë që të avancoj shërbimin ndaj qytetarëve thuhet në njoftim.






