Home Aktuale Realizohet projekti i asfaltimit në fshatin Letovicë

Realizohet projekti i asfaltimit në fshatin Letovicë

790
0
SHARE

Në  fshatin Letovicë është realizuar projekti  i kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës në njërën nga lagjet e këtij fshati të komunës së Bujanocit.

Muaj më parë, NP “Komunalia” ka shtruar rrjetin e kanalizimit dhe gjatë ditës së sotme kjo rrugë është asfaltuar nga “Saba Bellça”, ndërsa projekti ka qenë nën administrimin e “Direkcionit për ndërtim”.
Projekti i plotë kushtoi mbi 5 milionë dinarë, ndërsa u financua nga buxheti i komunës së Bujanocit.

15492357_10153973292261300_839554499537864803_n

Inspektimi i punës gjatë së shtunës, u bë edhe nga vet kryetari i komunës, Shaip Kamberi, i cili i premtoi letovicasit se komuna do të financoi edhe projekte të tjera madhore për ketë fshat. Banorët shprehën mirënjohje dhe falinderim ndaj punës së pushtetit lokal.