Home Aktuale Ragmi Mustafa, përshëndet deklaratat e Joseph DioGuardit për shqiptarët e Luginës së...

Ragmi Mustafa, përshëndet deklaratat e Joseph DioGuardit për shqiptarët e Luginës së Preshevës

1043
0
SHARE

Deklaratat e Ish Kongresisti dhe kryetari të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, i ka përshëndetur kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili ka thënë se qasja e SHBA-së do të bëjë zgjidhje fatlume për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Deklaratat e Ish Kongresistit dhe kryetarit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, , se shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë të izoluar me një papunësi deri në 90 për qind dhe se Lugina është aneksuar ilegalisht në vitin 1956 nga Kosova janë mirëpritur edhe nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Me këtë rast kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se këto deklarata të kongresistit dhe kryetarit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, janë si rezultat i njohjes së rrethanave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë dhe takimeve të zhvilluara në Kosovë. I pari i Preshevës ka theksuar se qasja e SHBA do të bëjë zgjidhje fatlume për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndërkaq në pyetjen se a po hapet kutia e pandorës , Mustafa ka thënë se tani është koha e dialogut , pasi për shumë vite Ballkani ka përjetuar luftëra të përgjakshme. Ai më këtë rast ka potencuar se për dikë ndryshimi i kufijve është absurd , ashtu siç mendohej se Jugosllavia nuk do të shpërbëhej , e që kemi shtete të pavarura me kufijtë e tyre. Sipas tij kjo do të ndodhë pasi SHBA janë të në dijeni për deklarimin e shqiptarëve të Luginës me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992.
Mustafa rikujtuar se ky ndryshim do të vijë pasi përgjatë luftërave shekullore popujt e vegjël u shtypën dhe u parcializuan në shumë shtete, andaj shqiptarët një ditë do të jenë bashkë. e Ish Kongresisti dhe kryetari të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi. Të gjithë këto dëshmi, DioGuardi i dha para ish këshilltarit të lartë për politikë të jashtme në qeverinë serbe të Zoran Gjingjiq dhe Zoran Zivkovic, ku potencoi se
Kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojë të jetë prezent agresivisht në Ballkan për t’i mbrojtur shqiptarët sepse sipas tij kanë vlera amerikane, janë populli më tolerancë dhe multirelegjioz në Evropë.