Se KF”Tërnoci” është një fabrikë e prodhimit të futbollerëve këtë e dëshmojnë talentët e këtij klubi të cilët çdo ditë pranohen nëpër klube rajonale por edhe evropiane.
Talenti tjetër i rradhës është Veton Zeqiri kadeti i KF”Tërnoci” nga Tërnoci.
Futbollisti nga Tërnoci , Veton Zeqiri , do të jetë pjesë e skuadrës nga Zvicra, Winterthur raporton Lugina Press.
Zeqiri tashmë edhe zyrtarisht pranohet në akademinë e futbollit zvicerian në Winterthur të Zvicrës.
Ndërkaq urë lidhëse që Veton Zeqiri të kyqet në futbollin zviceran dhe të pranohet në skaudrën Winterthur të Zvicrës, është menaxheri i tij Adnan Nevzadi nga Kumanova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Veton Zeqiri i është mirënjohës trajnerit të tij i cili i ka mundësuar të luaj në fushën e gjelbërt të futbollit Zviceran.
Zeqiri po ashtu ishte edhe lojtar i KF”Drita” të Gjilanit ndërkaq sukseset e tij do të vazhdojnë në fubollin zviceran ./Lugina Press/









