Home Aktuale “Qyteti im bërtet” çon në Maqedoni tri çmimet e “Nine Eleven”

“Qyteti im bërtet” çon në Maqedoni tri çmimet e “Nine Eleven”

1100
0
SHARE

Një rrëfim me personazhe të trilluara që flet për dhunën e krimin brenda një qyteti, i realizuar nga një ekip i udhëhequr prej regjisorit nga Kumanova, Ibrahim Deari, ka dalë fituesi i madh i festivalit “Nine Eleven”.

Ndërkaq vlenë të theksohet se pjesë e këtij filmi ishte aktori i vetëm nga Lugina e Preshevës Gani Veseli

gania

Lugina e Preshevës po dëshmon në çdo kohë dhe në çdo rrethanë se ka njerëz që kanë per t’i dhënë shumë kulturës shqiptare në cdo cep t’shqiptarisë.Këtë e dëshmoi aktori Gani Veseli
në festalin Nine Eleven 2014 në Prishtinë në, filmin “My City screams ”  Ky aktorë me plotë meritë ishte edhe shkaku që Lugina e Preshevës u potencua në festalin Nine Eleven 2014 në Prishtinë .

g

“Qyteti im bërtet” (My City Screams) ka marrë çmimin kryesor në mbrëmjen përmbyllëse të edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit që dedikohet viktimave të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Skenaristi e regjisori i këtij filmi, Ibrahim Deari, e ka pranuar trofeun nga ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

gania veszeli

Para se të shpallet fitues i festivalit, Ibrahimi është ngjitur në skenë për të marrë çmimin për regjinë më të mirë. Edhe çmimi për montazhin më të mirë i ka takuar Erman Memedit për filmin “My City Screams”.

“Kam shumë emocione sonte. Është viti i tretë që vij me film këtu, e treta e vërteta. Regjisorët kanë vizion, kanë ide, por asgjë nuk është e mundur pa një ekip që kam pasur unë”, ka thënë Deari.

“Besoj që shqiptarët në Maqedoni janë të gëzuar që po u çojmë diçka atje”, ka shtuar ai.

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, para se të ndajë çmimin ka folur disa fjalë në gjuhën shqipe, siç ka thënë ajo, sipas motos së festivalit “Shkurt e shqip”.

“Dua t’i uroj të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të 11-të të festivalit të filmit të ‘Nine Eleven’. Në veçanti dua t’i përgëzoj organizatorët që kanë marrë pishtarin nga Blerim Gjoci, duke e vazhduar vizionin e tij për një festival në përkujtim të së kaluarës, por që po ashtu shikon kah e ardhmja”, ka thënë Jacobson. Drejtori i “Nine Eleven”, Blerim Gjoci, nuk ka qenë i pranishëm gjatë festivalit, për shkak se ndodhet në ShBA. Ngjashëm, prezentë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në “Sheshin 21” të enjten mbrëma, nuk kanë qenë shumica nga fituesit.

E organizatorët e festivalit janë treguar goxha zemërgjerë. Ata kanë ndarë fiks tetë çmime. E në garë kanë qenë vetëm 15 filma, të cilët sipas nikoqirëve janë parë nga mbi një mijë shikues. Juria që ka vlerësuar filmat ka qenë në përbërje të dramaturgut Haqif Mulliqi, montazherit Agron Vula, kompozitorit Florent Boshnjaku, regjisores Lendita Zeqiraj, aktorit Mensur Safqiu dhe aktores Gresa Pallaska.

Çmimin për muzikën më të mirë e ka ndarë regjisorja Burbuqe Berisha për kompozitorin Trimor Dhomi, që ka bërë muzikën e filmit “Vibrime në mesnatë”. Çmimet janë ndarë kryesisht prej njerëzve të skenës kulturore, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në njërën prej kategorive. Për të ndarë çmimin për fotografinë më të mirë në skenë është ngjitur një figurë politike që nuk shihet shpesh nëpër aktivitete kulturore. Çmimin që i ka takuar Boubkar Benzabat për filmin “Pandora” e ka ndarë ministri në largim i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ky i fundit madje ka folur për festivalin, që sipas tij “na bën të përkujtojmë viktimat nëpër gjithë botën që po ndodhin edhe sot si rezultat i dhunës së vrazhdë dhe brutaliteti i cili lind në mendjet e sëmura”, njofton koha.net.

Aktori më i mirë i “Nine Eleven” është shpallur Sunaj Raça për filmin “Loren” derisa çmimin për aktoren më të mirë e ka marrë Naime Azi nga Teatri i Tetovës, për filmin “God time to die”. E për skenarin më të mirë është vlerësuar Guxim Klinaku për filmin “Loren”.

Por pikërisht ky film, bashkë me filmin që mori tri çmime, “My City Screams”, dhe tre filma të tjerë, u shfaqën në natën e dytë garuese kur krejt u cilësuan si filma të kotë. Një vlerësim të tillë e kishte bërë kritiku letrar Adil Olluri, përderisa regjisori Ben Apolloni i kishte kritikuar veçmas për skenar.