I vjen fundi serisë negative të Borussia Dortmund. Skuadra e Juregen Klopp, pas gjashtë ndeshjeve, ka gjetur fitoren e parë, ku në stadiumin e tyre, kanë mposhtur Borussia Monchengladbach, me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje, u shënua nga një futbollistit i mysafirëve, i cili shënoi një autogol tejet interesant.
Ishte Kramer, që në minutën e 58’, me një parabolë, shënoi në portën e tij.
Kjo fitore, e rendit Dortmundin në vendin e 15 me vetëm 10 pikë./Indeksonline/






