Home Aktuale QSA me sukses po e realizon projektin”Përkrahja Dimërore 2018 “(video&foto)

QSA me sukses po e realizon projektin”Përkrahja Dimërore 2018 “(video&foto)

982
0
SHARE

Qendra e Solidaritetit dhe Avacimit, me suksese po e realizon projektin  “Përkrahja Dimërore 2018”, projekt ky  që ka për qëllim furnizimin me drunjë për familjet në nevojë, në mënyrë të tejkalimit sa më të leht të stinës së dimrit.

Ndërkaq gjatë ditë së sotme Qendra e Solidaritetit dhe Avacimit,  shpërndarjen e drunjëve ka bërë në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.  Me këtë rast familjet  të cilët kanë përfituar drunjë,  kanë falënderuar Solidaritetin për ndihmën e afruar, pasi sipas tyre nga përgaditjet e tyre e kanë patur  të  vështirë   tejkalimin e stinës së dimrit.

Kryetari  Qendrës   së  Solidaritetit dhe Avacimit,  Ramdan Dalipi theksoi se  projketi  “Përkrahja Dimërore” ka të bëjë me furnizmin me drunjë për familjet në nevojë, familjet e jetimëve dhe rastet tjera sociale, në  komunën e  Preshevës  dhe Bujanocit.

Dalipi bëri të ditur se  në  projektin   “Përkrahja Dimërore 2018” jënë përfshirë  100 familje  me nga 4 metra drunjë,   por që synimi i  tyre është që numri i familjeve të rritet në 200, ndërkaq  projekti po   financohet nga  organizata gjermane Muslimehelfen.

 

Kryetari i Qendrës   së  Solidaritetit dhe Avacimit,  Ramdan Dalipi  apelon tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë  t’i bashkohen dhe të ndihmojnë projektin   “Përkrahja Dimërore 2018” me qëllim  që sa më shum famiiljeve ti dalin në ndihmë për tejkalimin sa më të lehtë të stinës së dimrit./Lugina Press-TV Spektri/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9jYe5jZzM-Q   ” width=”560″ height=”315″]