Qendra për avancimin e grave dhe të rinjve-QARG, në bashkëpunim me komunën e Bujanocit, gjatë ditës kanë montuar disa nga lodrat për fëmijë në parkun e qytetit të Bujanocit.

Ky aktivitet i QARG-ut, po bëhet në kuadër të projektit “Për femijët tanë” të cilin po e financon fondacioni TRAG nga Beogradi.
Bartës i këtij projekti, është Qendra për avansimin e grave dhe të rinjëve, e cila këtë projekt po e implementon në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe NP “Komunalia”.

Përveç montimit të disa lodrave për fëmijë dhe ngjyrosjen e uleseve dhe lodrave ekzistuese, QARG, bënë të ditur se së shpejti do te kryhen edhe punimet tjera ne kuadër të projektit dhe do të behet funksionalizimi i lodrave tjera për fëmijë.






