Është mbajtur Turneu i 6 tradicional i biciklistëve të Komunës së Bujanocit në shenjë të organizimeve për Diasporën.
Turneu u organizua nga “Probike Tërnoci” dhe u përkrah nga Komuna e Bujanocit.
Ngasësi më i ri ishte 13 vjeçar ndërsa më i moshuari ishte 77 vjeç.
23 biciklistët e komunës së Bujanocit kaluan gjithsejt 56 kilometra duke filluar nga Tërnoci, fshatrave të Preshevës dhe Bujanocit, për të përfunduar para objektit të Komunës së Bujanocit.









