Home Aktuale SHGAB: Thirrje për përfshirje në projekt

SHGAB: Thirrje për përfshirje në projekt

751
0
SHARE

Shoqata e grave afariste Bujanoc, në partneritet me komunën e Bujanocit realizon hulumtimin rreth gjendjes së gruas në tregun e punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në komunat Bujanoc dhe Preshevë në kuadër të projektit Fuqizimi i grave të Bujanocit dhe Preshevës për t’u marrë me ndërmarrësi dhe kooperativë të cilin e financon Unioni Europian, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit PROGRESI Europian.

Në këtë mënyrë, Shoqata dëshiron t’i ndihmojë gratë e papunësuara të Bujanocit dhe Preshevës
– që të përfitojnë njohuri rreth ndërmarrësisë dhe kooperativës, si mundësi punësimi
– që të mësojnë mundësitë e përkrahjes dhe financimit për zhvillimin e biznesit vetanak
– që të njoftohen me përvojat e grave të suksesshme afariste.
Nëse dëshironi të provoni që ndërmarrësia, apo kooperativa është shanci juaj, a keni preferenca dhe aftësi për biznese të tilla,
Nëse keni ndonjë ide për fillimin e biznesit tuaj, apo këtë dëshironi ta bëni përmes shoqërimit, ejani në hapësirat e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, në periudhën prej orës 10h – 15h dhe aplikoni për pjesëmarrje në trajnimet që janë paraparë në projekt.
Pjesëmarrëset më të susksesshme të trajnimit, pas seleksionimit të duhur, do të mund të përfitojnë mjete në formë të pajisjeve për fillimin e biznesit vetanak.
Në bazë të kërkesave tuaja do të bëhet selektimi i pjesëmarrëseve në trajnim.
Mund të aplikoni deri më 22 Maj 2015.
Të gjitha informatat mund t’i merrni përmes telefonave :
Për Bujanoc, 017 654 517, Fazila Azemović, ZZHEL Bujanoc
Për Preshevë, 017 669 110, Ilir Sadriu, ZZHEL Preshevë

1 )Thirrje për përfshirje në projekt

2)  LISTA E PARAQITJES