Home Aktuale Pushteti lokal i Bujanocit përkrahës i barazisë gjinore(Video)

Pushteti lokal i Bujanocit përkrahës i barazisë gjinore(Video)

632
0
SHARE

Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është mbajtur tryezë e rrumbullakët, ku panelist ishin kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, Sanja Popoviç kryetare e shoqatës “Gratë afariste në Serbi dhe Fazila Azemoviç, kryetare e shoqatës së grave afariste në Bujanoc.

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=lPaLCAed0sw ” width=”560″ height=”315″]

Temë e tryezës së sotme ishte prezantimi i projektit “Ndërmarrëset kontribuojnë” dhe memorandum bashkëpunimi me kuvendin popullorë të Serbisë.
Nagip Arifi kryetari i komunës së Bujanocit në fjalimin e tij në konfenrencë premtoi mbështjetje të fuqishme për gratë afariste të kësaj komune duke thënë se, pushteti lokal është duke punuar vazhdimisht që në të arthmen  të ketë barazi gjinore.

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=oa7S8UYhxvM&feature=youtu.be  ” width=”560″ height=”315″]

Ndërsa Sanja Popoviç kryetare e shoqatës së grave afariste në Serbi tha se, këto aktivitete kanë për qëllim zgjerimin e njohurive të grave ndërmarrëse si dhe shkëmbimin e ideve të tyre për punë më të suksesshme, natyrisht se ky projekt është i suksesshëm pasi që shohwnjë numër të madh të grave të interesuara dhe qëllimi jonë është që t’i ofrojmë kushte sa më të mira për punë nga Qeveria e Serbisë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndërkaq Fazila Azemoviç kryetare e shoqatës së grave afariste të komunës së Bujanocit tha se, duke falemnderuar gjithmon përkrahjen e pushtetit lokal të Bujanocit ky rrjet bashkpunimi me grat e komunës sonë është mjaft i sukseshëm./Lugina Press/